HomeKronikeEMRAT+FOTO/Kush janë dy shqiptarët që u kapen me 9 kg kokainë "Dior"...

EMRAT+FOTO/Kush janë dy shqiptarët që u kapen me 9 kg kokainë “Dior” në makinë

spot_img

Zbulohen detaje të reja nga operacioni i përbashkët mes Policisë së Kosoves dhe Policisë Shqiptare, ku u arrestuan dy persona me kokainë.

Mësohet se janë janë arrestuar shtetasit Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, ndërsa në automjetin e tyre tip Peugeot u gjeten 9 kg e dyshuar Kokainë, e ndare ne 9 pako.

Ata u arrestuan në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Pas dyshimeve makina tip Pezho ishte përzgjedhur për kontroll dhe është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme” thuhet në njoftim e policisë.

Pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej  (8) kg, e (800.74) gram.

Pakot ishin me simbole dhe njëra prej tyre ishte “Dior”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular