Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish zëvendëskryetari i kësaj partie Luan Rama deklaroi përpara disa ditësh në një intervistë dhënë për “News 24” se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike dhe është në diskutim me to, mbi mundësinë që t’i kthehet profesionit të gazetarit.
Edhe pse Luan Rama nuk e zbuloi se ku e ka paraqitur projektin e tij, me sa duket nje nga mediat ku ish drejtuesi i lartë i LSI-së ka paraqitur projektin e tij, është edhe radiotelevizioni Ora, teksa është parë sot në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni Ylli Ndroqi.
Po ashtu mësohet se Luan Rama është parë të futet edhe në mjediset e televizionit A2CNN.
Nisja e sezonit të ri parlamentar që e gjen ish deputetin e LSI-së në dy legjislatura jashtë parlamentit, me sa duket do të na japë mundësinë ta shohim atë në ndonjë nga ekranet e televizioneve.
Luan Rama në fillimet e karrierës së vet ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryetedaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.