HomeKronike‘Më kërkoi 2000 euro, pastaj më përdhunoi’/ 15-vjeçarja denoncon ngjarjen në Polici,...

‘Më kërkoi 2000 euro, pastaj më përdhunoi’/ 15-vjeçarja denoncon ngjarjen në Polici, bashkë me…

spot_img

Orë tmerri ka përjetuar një vajzë e mitur, vetëm 15-vjeçe në Greqi, e cila është abuzuar seksualisht nga një 36-vjeçar.

“Protothema” shkruan se e mitura ka bërë denoncim në Polici menjëherë pasi ka shpëtuar nga duart e përdhunuesit. Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se 36-vjeçari është ndihmuar edhe nga partnerja e tij, shkruajnë mediat greke.

Sipas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar, mësohet se çifti pakistanez i kishin kërkuar asaj më parë shumën prej 2,000 euro në mënyrë që ta linin të lirë.

Sipas asaj që vajza ka raportuar në Polici, dje, në zonën e Diavatës, 36-vjeçari me ndihmën e partneres së tij 31-vjeçare, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Oficerët e policisë të Departamentit për Mbrojtjen e të Miturve të Drejtorisë së Sigurisë të Selanikut arrestuan çiftin dhe ndaj tyre janë ngritur akuza për tre vepra penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular