Ka nisur me një gjest kundërshtie nga opozita votimi i kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolli. Ata nuk kanë preferuar të shprehen me votën e tyre pro apo kundër, por kanë zgjedhur në rrugë tjetër
Të gjithë deputetët kanë një mënyrë tjetër, duke grisur fletën e votimit në sy të kamerave dhe hedhur ato jashtë kutisë së votimit. Këtë gjest e ka bërë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk mori pjesë në votim ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u largua menjëherë pas votimit.
“Në shenjë proteste ndaj kandidaturës së Lindita Nikollës, deputetët e opozitës grisin fletën e votimit”, pohuan burimet për PD.