Këto janë pamjet dramatike të momentit kur spitali COVID në Tetovë ka shpërthyer në flakë.
Në pamjet filmike të marra nga kamera e sigurisë në pjesën e përparme e spitalit, shihet çasti kur fillon të dalë tymi godina.
Mjekët vrapojnë me shpejtësi duke ndihmuar fillimisht një person me karrocë që qëndron në jashtë ambienteve të spitalit, duke e larguar nga vendngjarja.
Dhe më pas i vijnë në ndihmë pacientëve të tjerë, të cilët i nxjerrin nga dritarja.
Por siç shihet në video, zjarri përhapet me shpejtësi duke mbuluar gjithë godinën dhe një pjesë e pacientëve mbetën brenda.
Fatkeqësisht kjo tragjedi u mori jetën 13 prej të sëmurëve me COVID që nuk arritën të dilnin dot nga spitali, si edhe një vajzë e re që u fut brenda në tentativë për të shpëtuar nënën e saj.