HomeKryesoreZbardhen porositë e Bashës për deputetët demokratë. Çfarë pritet të ndodhë në...

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët demokratë. Çfarë pritet të ndodhë në seancën e dytë plenare

spot_img

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat.

Gazetari Osman Stafa deklaroi për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se në mbledhje është diskutuar se çfarë qëndrimi do të mbahet në seancën e sotme, të parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Osmani konfirmoi se Basha iu ka kërkuar deputetëve që të votojnë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Parlamentit, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Mes të tjerash gazetari Stafa tha se në mbledhje nuk është diskutuar për çështjen e përjashtimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD-së. Ky i fundit reagoi ashpër pas vendimit të Bashës për përjashtim, ndërsa e akuzoi atë për pazare dhe bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular