HomeKronikeFOTO/Sabrina që u vra nga ish-burri, kishte urdhër mbrojtjeje. Si i shpëtoi...

FOTO/Sabrina që u vra nga ish-burri, kishte urdhër mbrojtjeje. Si i shpëtoi burgut autori

Detaje të reja kanë dalë në drita nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier e pajisi të ndjerën me një urdhër mbrojtje që ka nisur prej datës 14.10.2020 të vitit të kaluar dhe do të përfundonte më datën 14.10.2021.

Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës. Vendimin për t’u pajisur me urdhrin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtari Alfred Konomi.

Në dokumentat e siguruar nga Top Channel mësohet se Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti.

Në janar, prokurori i çështjes, Çlirim Sina pa pasur pretendim nga familjarët apo i pandehuri, ka kërkuar në gjykatë që Elton Metaj të mos qëndrojë në qelinë e paraburgimit të Fierit, por të shkojë në spitalin e burgut të Zaharisë, për ata që janë me probleme të shëndetit mendor, bazuar mbi një ekspertizë nga mjekë të Institutit Ligjor.

Sabrina që u vra nga ish-burri, kishte urdhër mbrojtjeje/ Si i

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’.

Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta.

Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier. Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular