HomeAktualitetSHBA e shpall non grata, Berisha: Nderim për viktimat e 11 shtatorit,...

SHBA e shpall non grata, Berisha: Nderim për viktimat e 11 shtatorit, e bënë SHBA-në e botën më të sigurt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot përvjetorin e 20 të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

Berisha shkruan në Facebook ky sulm mizor ndryshoi më shumë se çdo gjë SHBA dhe boten në këto dy dekada.

Ai shton se sot veçanërisht pas fitores se Talibanëve në Afganistan nuk mund të thuhet se bota është me e sigurt nga terrorizmi islamist.

Berisha: Sot 20 vjetori i sulmit terrorist barbar te Al Quedes ndaj SHBA, ne te cilin u goditen me avion Kullat Binjake ne New York, ndertesen e Pentagonit ne Ëashington. Nga ky sulm terrorist gjeten vdekjen 2797 qytetare amerikan dhe u plagosen mbi 6000 te tjere. Ky sulm mizor ndryshoi me shume se çdo gje SHBA dhe boten ne keto dy dekada. Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anetare te fallangave te tyre moren nga SHBA ndeshkimin qe meritonin.

Por perseri sot vecanerisht pas fitores se Talebanve ne Afganistan nuk mund te thuhet se bota eshte me e sigurte nga terrorizmi islamist. Sot eshte nje dite per te shprehur nderimin tone te thelle per viktimat e 11 shtatorit por edhe per te gjithe ata qe rane per tu bere te pavdekshem kunder terrorizmit per te bere SHBA dhe boten nje vende me sigurte si dhe mbeshtetjen e plote per luften ndaj ketij armiku te eger te njerezve te lire ne mbare boten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular