Analisti Çim Peka deklaroi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV se Partia Demokratike nuk është më parti e lirë.
Ai tha se PD e ka dorëzuar vendimmarrjen në ambasadën amerikane
“Liria e një partie për të marrë vendime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj. Basha nuk e ka marrë këtë vendim i lirë, bazuar mbi statutin, por e ka marrë mbi bazë të presionit nga SHBA. Pra ai ka vendosur ta drejtojë partinë jo si i lirë. Kjo nuk është më parti, por një OJQ. Ajo vetëm pret projekte dhe premtime nga ambasadat. Nuk është më parti e lirë dhe një parti që nuk është e lirë, nuk mund të bëjë opozitë”.
“Deri në ditën kur Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës, ai tha se vendimet për PD i ka marrë vetë. Nga ajo ditë ai pranoi se vendimet në PD i merr ambasada amerikane.
Në momentin që kryetari i PD tha se ka dorëzuar vendimmarrjen në ambasadë, doli Sali Berisha dhe bëri deklaratat e tij. Vendimmarrja e opozitës është dorëzuar në ambasadë. Ajo nuk është më e lirë,” tha Peka.