HomeKronike"Do dal nga burgu dhe do të vras"/ Trondit gazetarja, zbulon telefonatën...

“Do dal nga burgu dhe do të vras”/ Trondit gazetarja, zbulon telefonatën e Sabrinës me ish-burrin vrasës

spot_img

Sabrina Bengaj, 23 vjeçarja që u vra pak ditë më parë, ishtë kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit ndodhej në burg.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar se autori i vrasjes, Elton Metaj e ka marrë në telefon Sabrinën ndërkohë që ndodhej pas hekurave dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

“Kjo ishte një vrasje me paramendim që mund të parandalohej. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’.

Sabrina ka bërë denononcim në polici. Çështja shkoi në prokurori, por u neglizhua. Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. ”, tha Anila Hoxha në OPEN.

Gazetarja tha se një divorc i papranuar ishte edhe shkaku i tragjedisë që çoi në vrasjen e Sabrina Bengajt.

Anila Hoxha dha edhe disa shifra, ku sipas saj që nga janari, 380 burra janë arrestuar për akuzën e dhunës në familje./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular