HomeKronike"Pse ma solle gjellën e ftohtë"/ Anila Hoxha zbulon rastin tronditës të...

“Pse ma solle gjellën e ftohtë”/ Anila Hoxha zbulon rastin tronditës të dhunimit të një gruaje

spot_img

Dhuna dhe vrasja e grave në Shqipëri është kthyer në një fenomen tronditës vitet e fundit. Vetëm pak ditë më parë, një 23 vjeçare u vra në Fier nga ish-bashkëshorti i saj, vetëm se nuk pranonte divorcin.

Vrasja e Sabrina Bengajt tronditi opinionin publik, ndërsa në vend u mbajten disa protesta.

Por pavërësisht ngjarjeve tronditëse, fenomeni i dhunës ndaj grave vijon. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar një tjetër rast tronditës, ku një grua është dhunuar barbarisht nga burri i saj.

Ngjarja, sipas gazetares ka ndodhur së fundmi, dhe shkak është bërë “gjella e ftohtë”.

“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular