Nga Agron Haxhimali
(Drejtor Ekzekutiv i Shoqates se Bashkive)
Në programin e qeverisë të miratuar në parlament prezantohen pesë shtylla kryesore:
Rimëkëmbje e ekonomisë,Mirëqenie për të gjithë,Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese,Familja dhe Shqipëri e fortë.
Në një far mënyre qeveria dhe cilido qeveritarë do thotë që në këtë program jan përfshirë të gjithë institucionet shërbyese dhe për rrjedhojë edhe çdo qytetarë dhe komunitet kudo në teritorin e shqiperisë do të përfitojë.
Po çfarë i mungon këtij programi të qeverisë në kontekstin e politikave të zhvillimit dhe të shërbimeve lokale.
1-Ajo që bie në sy në program është fakti se asnjë fjale, asnjë objektiv, asnjë tregues nuk shkruhet në programin e qeverisë për modernizimin dhe konsolidimin e pushtetit pushtetin vendor.
Reforma teritoriale e vitit 2013 nuk ka permbushur pritshmëritë e qytetarëve nga njera anë dhe nga ana tjetër la pas dorë reformimin e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, këshillat e qarqeve.
2-Asgjë në program për zhvillimin e modeleve inovatore për marrjen e informacionit për nevojat e qytetarëve dhe sugjerime për kerkesat e tyre bazike, të jetës së përditëshme nga qytetarët në bashkitë e vendit.
3-Asgjë nuk thuhet në program për të nxitur dhe krijuar mekanizma për dialog me publikun dhe transparencë
për ti mundësuar sektorit publik, privat dhe shoqerise civile të marrë informacion të besueshëm në lidhje me nevojat e tyre, dhe vendimarrjen e bashkive.
4-Asnje fljale nuk thuhet për referendumet lokale, si instrument që fuqizon vendimarrjen e drejtperdrejte mbi çeshtje që ndikojnë në jeten e tyre.
5-Në program nuk ka të dhëna për financimin ose bashkefinacimin e projekteve inovatore që përmirësojnë efektivitetin e sektorit publik, lokal e rajonal të prejekteve në infrastrukturën prioritare bashkiake dhe ndërbashkiake,si dhe financimin e projekteve që përmirsojnë shërbimet publike kryesore për furnizimin me ujë dhe kanalizime,mjedisin dhe mbetjet,rruget rurale etj.
6-Gjithashtu prgrami nuk i ka kushtuar vëmendje fare programeve dhe mekanizmave për rritje të ekspertizës dhe kapaciteteve të burimeve njerzore nëpër bashki për të performuar më mirë në shpërndarjen e shërbimeve administrative dhe publike, që ti përshtaten trendeve të reja për qeverisje të mirë dhe të zgjuar.
Çfarë duhet?
1- Dyfishimi i transfertës së pakushtëzuar (që qeveria jep për 61 bashkite dhe 12 qarqet) nga 1% që është aktualisht në 2% duke filluar nga 2022 dhe rritje për çdo vit.
2-Promovimi i qeverisjes së mirë lokale përmes fondeve sociale që zakonisht kanë dy qëllime: rritjen e aksesit të qëndrueshëm të të varfërve në shërbimet dhe infrastrukturën lokale dhe fuqizimin e komuniteteve përmes pjesëmarrjes në përzgjedhjen, zbatimin dhe funksionimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e projekteve të zhvillimit.
Mendoj se të gjitha bashkitë e vendit kan nevojë për këto fonde, por sidomos bashkitë e mesme dhe të vogla në popullsi, bashkitë në zona të thella e malore, dhe ato kryesishtë rurale.
Qellimi tjetër për nevojë të fondeve sociale është që të sigurojë një ndikim të shpejtë në përmirësimin e shërbimeve bazë dhe zvogëlimin e varfërisë, pa pritur plane afatgjate.
3-Mbështetje për decentralizim dhe autonomi financiare.
Në kontrast me programet e fondeve sociale, proceset e decentralizimit fokusohen në institucionet të qeverisë, si ato politike ashtu edhe ato administrative.
Edhe pse pas reformës territoriale ka pasur përmirësime, sërishtë mbetet nevojë që të kemi një decentralizim
real dhe funksional që vjen në harmoni me kulturën dhe traditën tonë qeveverise dhe shërbyese.
4-Analizë e kuadrit ligjor dhe strukturimin inatitucional të shpërndarjes së shërbimeve publike.
Kuadri ligjorë duhet të prezantojë një vijë të drejtë e të qartë ndarëse mes funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive dhe institucioneve qëndrore.Duhet shkojmë drejtë mundesive të rajonalizimit të shërbimeve publike, si qasje për të arritur ekonomi shkalle.
5-Balancimi i preferencave qeveritare për investime ne nivel kombëtare, rajonal dhe lokale.Nuk është lehtë të plotësohet çdo kërkesë lokale , rajonale dhe kombetare,por është domosdoshmëri që prefernencat të jenë jo mbi baza politike apo rrethana tjera , por aty ku i nevoiten interesit qytetar dhe vendit tone.