Minatori, Muharrem Plaku, 61-vjeç, vijon të jetë i bllokuar për të tretën ditë, nën tokë në një miniere në Bulqizë prej mesdites së të mërkurës, 15 shtator kohë kur një masiv shkëmbor u shemb në galeri
Gruaja Adelina Plaku dhe as djali u saj kanë tre ditë që nuk dëgjojnë zilen e telefonit , që ishte sinjali I jetës.
Sa herë që dilte nga galleria Muharremi e u çonte zile Adelinës për ti treguar se edhe një ditë kishte shkuar mirë, por heshtjen e të mërkurës nuk e kishte prishur asnjë zile.
“Merrte në telefon e më thoshte dola prej galerie”. Lajmin e morën në orën 13:00 të 15 shtatorit.
“E prisja pasi dilte nga puna, e mora në telefon dhe nuk mu përgjigj”
Ka tre ditë burri nën tokë. 54 orë s’ka dalë prej galerie dhe asnjë institucion nuk është interesuar. As përgjegjësi I minierës” thotë gruaja e cila është e tronditur. “Mu shkatërrua jeta” thotë ajo.
Ekipi i kërkim-shpëtimit po punon për të tretë ditë radhazi për gjetjen e 61-vjeçarit. Forca të kërkim shpëtimit ndodhen në vendi ne ngjarjes ku po punojnë së bashku me dhjetëra minatorë të tjerë për të bërë të mundur largimin e gurëve në galerinë që është shembur.
Sipas burimeve për Ora Neës galeritë janë bllokuar nga rreth 80 metër kub gurë, ndaj ndërhyrja po kryhet edhe nga një galeri tjetër të minierës, për të bërë të mundur nxjerrjen e 61-vjeçarit./OraNews