HomeKronikeDëshmia tronditëse e djalit që gjeti prindërit e vrarë: Kërkoj ndihmë nga...

Dëshmia tronditëse e djalit që gjeti prindërit e vrarë: Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugës

spot_img

Leonard Rrasa ishte në kafe kur mori vesh se prindërit e tij kishin mbetur të vdekur. Më tronditës ishte edhe fakti, se autori i vrasjes së dyfishtë ishte babai i tij, Hekuran Rrasa, i cili pasi vrau bashkëshorten, Fëllënxa Rrasa, drejtoi armën edhe nga vetja e tij, duke mbetur i vdekur në vend. I tronditur nga krimi, i riu apelon për ndihmë.

“Isha në kafe. Më morën në telefon, më thanë kështu kështu…unë tani…kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve,”- tregon ai dhe nis të qajë.

I riu tregon se ka qenë në kafe në momentin kur e kanë njoftuar për krimin që kishte ndodhur në familjen e tij, pasi të afërmit kishin dëgjuar të shtënat.

Hekuran Rrasa qëlloi fillimisht gruan e tij dhe më pas veten, ndërkohë që të afërmit thonë se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, dhe së fundi punonte në Bashkinë e Divjakës në drejtorinë e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular