HomeAktualitetE trishtë/Ndahet papritur nga jeta ish-zyrtari i PD në...

E trishtë/Ndahet papritur nga jeta ish-zyrtari i PD në…

spot_img

Është ndarë nga jeta ish-zv/kryetari i degës së PD Dibër, Islam Shukri Qoku, në moshën 55-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë deputeti i Kuvendit Xhelal Mziu, i cili shkruan në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook se Qoku ishte trashëgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut, bashkë-drejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut  (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij” shkruan Mziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular