HomeKronikeEMRAT/Burri vret bashkëshorten dhe më pas veten. Si djali i gjeti të...

EMRAT/Burri vret bashkëshorten dhe më pas veten. Si djali i gjeti të vdekur dy prindërit

spot_img

Shqipëria është tronditur sërish nga një krim në familje, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në Divjakë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Detajet

zbulohen detaje të reja nga krimi I dyfishtë në Divjakë, ku 58 vjeçar vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas vrau edhe veten.

Mësohet se viktimat janë Fëllënxë Rrasa 45-vjeçe, si dhe autori i vrasjes së dyfishtë, Hekuran Rrasa.

Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut

Mësohet se ka qenë djali i çiftit që ka gjetur nënë e babë të vdekur dhe më pas ka njoftuar policinë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, krim që tronditi të gjithë vendin dhe solli protesta.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular