HomeKryesore“Çmimet janë rritur, do lëvizim agresivisht”, zbardhen porositë e Bashës për deputetët...

“Çmimet janë rritur, do lëvizim agresivisht”, zbardhen porositë e Bashës për deputetët demokratë: Do kërkojmë uljen e TVSH-se 6% për shportën

Advertismentspot_img

Zbardhen porositë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për deputetët, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Sipas burimeve ne PD diskutimet që kryedemokrati ka bërë me ligjvënësit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha se prioritet është çështja ekonomike e shqiptarëve, të të cilën duhet të merren urgjent. Mes të tjerash ai ka bërë të ditur se do të kërkojnë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%.

“Duhet te merremi urgjent me çështjet ekonomike të shqiptarëve. Do lëvizim agresivisht, lidhur me këtë situatë, se çmimi i bukës, i miellit është rritur ndjeshëm. Do depozitojme kërkesën për uljen e TVSH-se 6% për shportën. Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.”, mësohet të ketë thënë Basha para deputetëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular