HomeAktualitetDita e parë e shkollës/Urimi i deputetit Flamur Hoxha për nxënësit dhe...

Dita e parë e shkollës/Urimi i deputetit Flamur Hoxha për nxënësit dhe mësuesit e qarkut Kukës

spot_img
Nga Flamur Hoxha

Të dashur nxënës e mësues të Kukësit.
Duke ju uruar vitin e ri shkollor, si deputet i Kukësit, në ketë ditë të shënuar, lutem që të keni shëndet, të keni dashuri për shkollën e dijen se dija çelësi i suksesit tuaj në jetë, është pasuria më e çmueshme dhe banka më e sigurtë e garante në jetë.
Lutem dhe dëshiroj që mësuesit t’u mësojnë nxënësve si te mësojnë në jetë për t’u bërë të dobishem, të denje, të drejtë e të dinjitetshem. Po perifrazoj presidentin e madh amerikan Abraham Lincoln që i dergoi letër mësuesit të djalit të tij, do t’ju lutesha gjithë mësuesve t’i merrni per dore fëmijët butësisht dhe t’u mësoni përulësisht gjëra që do t’u duhen t’i dijnë nxenesit.
Presidenti Linkoln i shkroi në letër mësuesit te djalit te tij që: “Mësojeni (nxenesin, femijen), se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë. Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh. Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të jetë njerëzor dhe i ndjeshëm me njerëzit, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundojuni t’i qendrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundni dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër. Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur është i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp. Mësojeni se mund të ketë lavdi kur dështon dhe dëshpërim në sukses. Mësojeni t’i përqeshë cinikët.
Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekulline e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër. Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë të shkojnë pas fitimtarit. Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojini atij sesi të shes talentin dhe zgjuarsin e tij tek ai që eshte ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë soj çmimi për shpirtin e zemrën. Lejojeni atë të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejojeni atë të ketë durimin për të qenë trim. Mësojeni atë të ketë besim sublim tek vetvetja, sepse atëherë‘ ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në Zotin.”,
Dhe unë me ketë fragment të letres së presidentit Linkoln, ju uroj fillim të mbarë nxënësve dhe mësuesve të Qarkut Kukes e gjithë Shqipërisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular