HomeAktualitetMësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

spot_img

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për mundësitë e mësimit në kohë pandemie

Duke qenë se sot nisi zyrtarisht sezoni shkollor për nxënësit, ajo tha se 70% e nxënësve kanë ndjekur edhe oraret mësimore plotësuese nga 1 deri me 24 shtator.

“Nga datat 1 shtator deri më 24 vijoi mësimi plotësues që është ndjekur nga një pjesë e madhe e nxënësve. Mbi 70% e tyre,” tha Guga

Zv/Ministrja gjithashtu zbuloi skenaret e mësimit në shkolla nëse situata rëndohet nga COVID.

“Skenari i parë është ky që kemi tani, me mësim total fizik. Nëse do të kemi përkeqësim të situatës, do kthehemi te skenari i dytë që është aplikuar edhe vjet, mësim fizik dhe online.

Dhe nëse Komiteti i Ekspertëve e sheh të arsyeshme, do të kthehemi tek skenari 3, me mësim online,” tha Guga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular