HomeAktualitetSHKODER/Do të prishet pedonalja dhe ura e Bunës, bashkia përplaset me qeverinë:...

SHKODER/Do të prishet pedonalja dhe ura e Bunës, bashkia përplaset me qeverinë: Pezulloni projektin

spot_img

Pedonalja tek ura e Bunës brenda pak ditësh nuk do të ekzistojë më. Pemët do të priten ndërsa e gjithë pedonalja do të mbushet me zhavorr deri në lartësinë 2 metër për të vijuar ndërtimin e lotit të dytë të By Pass-it.  Kështu rinis zbatimi i projektit 10-vjeçar për ndërtimin e By-Pass që prej kohësh është cilësuar si dëmshëm për qytetin, pasi prish ekosistemin dhe zonën e dikurshme të Shkodrës, të njohur si Bixhesteni.

Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të bëjnë më xhiron e zakonshme në pedonalen në hyrje të qytetit. Inxhinieri i këtij projekti Pjerin Delia duke folur për mediat tregon se si e gjithë pedonalja do të mbushet me zhavorr duke ngjitur lart pjesën e pendonales dhe kthyer në një rrugë. Këto punime do të krijojnë edhe një digë ndarëse me liqenit dhe qytetit.

Nisja e punimeve është shoqëruar me reagimet e shumta të qytetarëve që e cilësojnë si prishje të një prej zonave ku ato dalin e shëtisin për të marrë ajër të pastër. Pas reagimeve të qytetarëve dhe kërkesës së tyre për mosprishjen e Pedonales së Molos si pjesë e projektit të investimit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2” ka reaguar Bashkia Shkodër.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bashkia Shkodër shkruan:

Bashkia Shkodër është dakordësuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për propozimin për rishikimin e projektit të investimit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”, sipas konsultimit publik dhe kërkesës së qytetarëve të Shkodrës.

Në kërkesën e saj, të mbështetur edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,

• në kushtet e reja të krijuara ku ka humbur relevanca e funksioneve urbane dhe kontekstit ligjor të projektit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”,

• në vijim të shkresave dhe kërkesave të përsëritura të Bashkisë Shkodër, është propozuar dhe është rënë dakord që:

• të bëhet përshtatja në gjurmë, gjeometri dhe altimetri e projektit, duke e kthyer në një segment urban dytësor në funksion të parkut të qytetit.

Është propozuar që kjo pjesë të trajtohet në kuadër të rishikimit të projektit “Rikualifikimi Urban i Hyrjes së Qytetit të Shkodrees dhe Parkut për Pushuesit” për t’u bërë pjesë integrale e këtij parku.

Bashkia Shkodër kërkon nga subjekti ndërtues që të ndalohen menjëherë punimet vijuese.

Për këto punime që po kryhen sot, subjekti nuk ka leje ndërtimi, dhe nuk është i autorizuar të vijojë nga askush, as nga institucione vendore e as nga institucione qendrore. Bashkia Shkodër do të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj si administratore e territorit, duke marrë të gjitha masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Moloja sicc quhet ndryshe vendi pranë urës së Bunës së famshme të dikurshme, është edhe pjesë e projektit mes Shkodrës dhe qeverisë malazeze të jetë pikë e stacionit për kufirin ujor mes dy vendeve. Nëse në këtë projekt parashikohet ndërtimi i rrugës, atëherë rrezikohet të prishet edhe ura e vjetër e Bunës një momument kulture qindravjecare.

E pabesueshme/ Do të prishet pedonalja dhe ura e Bunës, bashkia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular