HomeKryesoreLidhur me krizën globale si pasojë e mungesës në treg për energji...

Lidhur me krizën globale si pasojë e mungesës në treg për energji dhe gaz

spot_img
Nga Gledis Muhametaj

Normat e cmimeve te gazit dhe energjisë në Evropë dhe në mbarë botën duket se po i detyrojnë firmat të kosiderojne seriozisht mbylljen e përkohshme të fabrikave e uzinave dhe konsumatorët të ulin termostatet për të kursyer para këtë vjeshtë-dimër. Sipas revistave më prestigjoze ekonomike, tani është më shumë se gjashtë herë më e shtrenjtë importimi i gazit për të rimbushur rezervat e varfëruara gjatë pandemisë, të cilat do të përdoren për sezonin e dimrit.
Sipas Gas Infrastructure Europe, vendet e magazinimit janë vetëm 74.7 përqind të plota, krahasuar me një mesatare sezonale pesë-vjeçare prej 87.4 përqind. Duket që për shkak të një mungese globale tashmë po rriten çmimet e gazit në Azinë Verilindore dhe Amerikën e Veriut në mënyrë që te ulet sasia qe Europa importon nga keto vende. Rritja e çmimeve në të ardhmen llogjikisht tregon se tregtarët do te ofrojnë më pak tani për të parandaluar që rezervat të bien shumë poshtë dhe të krijohet mungesë edhe më e theksuar gjatë dimrit e gjithashtu që rezervat e tyre të kufizuara ti shesin me cmime me të larta në atë periudhë. Gjithashtu, rritja e tarifave do të inkurajojë konsumatoret më të ndjeshëm ndaj çmimeve që të zvogëlojnë përdorimin e gazit dhe energjisë elektrike krahasuar me më herët.
Në rastin e Shqiperisë, situata mund të qetësohet disi nepermjet disa zgjidhjeve teorike ose të paktën duhen ndjekur disa praktika që po miratohen e vihen në zbatim në vende të ndryshme të botës.
1.Duke ulur termostatët me 1 gradë në dimër, dhe duke rezultuar në kursime kolosale të energjise, me ndikim të papërfillshëm në rehatinë e konsumatorëve . Por kjo masë duket gati e pamundur të kërkohet pasi qeveria do të ngurrojë të kërkoje ulje të termostatit pasi kjo do të nënkuptonte dështimin e politikave që ata mund të ndjekin në të ardhmen.
2. Qeveritë e vendeve të ndryshme të botës po përpiqen të mbrojnë konsumatorët nga rritja e kostove të energjisë përmes kontrolleve të çmimeve, dhe zbritjeve të taksave. Kjo mund te jete një praktikë qe mund të mos jetë efektive për Shqiperine per shkak të informalitetit të madh që ekziston.
3.Një politikë tjetër mund te jetë: kufizimi I dritat të rrugëve dhe zgjatja e mbylljes së ndërtesave qeveritare, zyrave dhe shkollave gjatë periudhës së pushimeve të mesit të dimrit. Kjo praktike shihet me skepticizëm në disa vende për shkak se ulja e konsumit në institucionet publike, shtetërore e qeveritare mund te rrisë konsumin në ambjentet private të këtyre konsumatorëve.
4.Prodhuesit mund të kursejnë më shumë para duke ndaluar përkohësisht operacionet, duke zvogëluar konsumin. Kjo politike nga ana tjetër do të përkeqësonte çështjet e zinxhirit të komsumit, do të rriste inflacionin dhe do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet afatgjata me klientët.
Rritja e kostove të energjisë do të detyrojë shumë prodhues të rishqyrtojnë planet e tyre të prodhimit dimëror, veçanërisht ata me procese energjetike ose fleksibilitet të kufizuar për të rritur çmimet e produkteve. Nëse dimri nuk është i butë, rritja e çmimeve dhe mungesa e gazit, qymyrit dhe energjisë ka të ngjarë të përhapet e të zgjasë më tepër sesa është menduar.
Këto masa por dhe të tjera mund të merren nga qeveria e cila sot u kujdes vetëm të na tregoj shkaqet dhe disi të hamendësoj pasojat e krizës që ka nisur tashmë por asnjë fjalë rreth masave, politikave dhe mbështjes financiare që po përgatiten për tu përballur në vazhdim.
Duket se dhe kjo krizë do të trajtohet njësoj si tërmeti dhe Covid-19…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular