HomeBotaVIDEO/Rrëzohet avioni në Milano. Humbin jetën 8 personat në bord, mes tyre...

VIDEO/Rrëzohet avioni në Milano. Humbin jetën 8 personat në bord, mes tyre edhe 1 fëmijë

Advertismentspot_img

Një avion i vogël privat u rrëzua mbi një ndërtesë në via Marignano, në San Donato Milanese, Milano. Si pasojë tetë personat që ishin në bord kanë ndërruar jetë

“Ansa” shkruan se në avion ishin piloti, bashkëpiloti, pesë të rritur dhe një fëmijë. Avioni i vogël u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej

Rrëzohet avioni në Milano/ Humbin jetën 8 personat në bord,

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.

Sipas “Ansa”-s, avioni privat sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e impaktit

Avioni ka rënë mbi një pallat që ishte në rikonstruksion dhe shërbente për zyra dhe për parkimin e autobusëve.

Banorët e zonës kanë treguar se kanë dëgjuar zhurmën e një përplasje dhe më pas shpërthimin, për shkak të aksidentit.

Një dëshmitar okular ka shkruar në Twitter se ende po dridhet nga aksidenti.

‘Jam ende duke u dridhur. Nuk e keni idenë. Po prisja për të marrë autobusin dhe të ikja në Romë, kur mbi kokat tona u përplas një avion. Çfarë frike’, shkruan dëshmitari.

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular