Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, po hante ne nje restorant mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Agios Panteleimon kur u qëllua nga një person tjetër. Ai mori dy plumba në kokë e një në bark dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën
Mediat greke publikojnë pamjet e momentit kur i plagosuri transportohet me ambulancë në gjendje kritike për jetën nga restoranti në drejtim të spitalit. Në vendin e ngjarjes mbizotëron kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan. Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.