HomeKronikeSPAK vihet në lëvizje: Kush është politikani shqiptar i përfshirë në “Pandora...

SPAK vihet në lëvizje: Kush është politikani shqiptar i përfshirë në “Pandora Papers”?

Advertismentspot_img

Skandali botëror i “Pandora Papers” po ndiqet me interes edhe në Shqipëri, pasi raportohet se edhe një politikan shqiptar ka fshehur paratë në parajsat fiskale.

Lidhur me këto dyshime të ngritura, SPAK është vënë në lëvizje për të kryer hetimet e duhura.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duket se do të fillojë hetimet për të zbardhur emrin e politikanit shqiptar që është i përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”

Sipas informacioneve, po bëhen verifikime nëpër llogaritë bankare.

Ndërsa përveç politikanit shqiptar, pjesë e skandalit raportohet të kenë qenë edhe 13 kompani të tjera që operojnë aktualisht në Shqipëri. Deri më tani është zbuluar vetëm emri i një kompanie “Al Energy Transmission”, që drejtohet nga Biznesmeni Vasil Kallupi.

 Kush është politikani shqiptar i “Pandora Papers?

Mes të paktën 300 politikanëve që përmenden deri më tani në skandalin ndërkombëtar që ka shpërthyer me “Pandora Papers” ndodhet edhe emri i një politikani shqiptar.

ICIJ ka bërë publike hartën e shtrirjes së dosjeve me llogaritë dhe pasuritë e fshehura nga politikanët, ku në rastin e Shqipërisë thuhet se është vetëm një politikan i përmendur në to, që do të thotë se është një politikan që ka pasuri, apo llogari të fshehura në parajsa fiskale.

Emri i politikanit nuk bëhet i ditur aktualisht, por ai mund të mësohet në ditët në vazhdim, me thellimin e hetimit të gazetarëve ndërkombëtarë. Rekordin në hartën e ICIJ e mban Ukraina me 38 politikanë, ndjekur më pas nga Rusia, Nigeria, India, Spanja, Franca, Angola e Italia.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular