HomeAktualitet“Është rritur çdo gjë”/ Nis protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit...

“Është rritur çdo gjë”/ Nis protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe produkteve të shportës

spot_img

Qindra qytetarë kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke nisur nga buka.

Qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme një protestë të thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e re dhe rritjen e çmimit të energjisë. Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë këtë duke kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.

“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

“Është rrit buka. Ku janë pensionet? Sa do i rrisi qeveria çmimet? Ministri nuk e kishte problem fare që ishin rrit. Ishte shumë i lumtur. Lumturia vjen me lekët e drogës. Për çfarë u lumturove? Për rritjen e çmimeve? Poshte diktatura. Bandidë nuk janë shqiptarët që kapen me drogë por qeveritarët që i përdorin për punët e tyre”- tha një e moshuar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular