Përfaqësuesja shqiptare ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj që në minutën e 27 të sfidës ndaj Hungarisë, Berat Gjimshitin.
Pas një harkimi në zonë, përplasja mes tij, Berishës dhe Ismajlit bëri që të kërkohej menjëherë ndihma e mjekëve. Lojtari shtrëngoi krahun dhe bëri shenjë që kishte probleme, duke tronditur jo pak grupin kuqezi.
U kuptua shpejt se problemi ishte serioz dhe Reja i bëri shenjë Veselit që të përgatitej të hynte në fushë. Ndërsa Gjimshiti, mes dhimbjeve, u largua me barelë nga stadiumi, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim shqetësues.
PANORAMASPORT.AL