HomeKryesoreMark Marku ‘zbërthen’ vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës: Janë...

Mark Marku ‘zbërthen’ vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës: Janë investuar fort kundër….

spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku ka komentuar vizitën që senatorët amerikanë zhvilluan sot në zyrën e liderit të PD, Lulzim Basha. Sipas tij, kjo tregon se Amerika është investuar shumë fuqishëm kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke iu rikthyer vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, Marku u shpreh se Basha ka qenë në presion të madh, jo tani por që nga viti 2017.

Më tej Marku u shpreh se Sali Berisha vetëm një ambasador amerikan ka pasur mbështetje, Aleksandër Arvizu.

“Lulzim Basha i ka pasur informacionet e sakta dhe Lulzim Basha ka pasur presion të madh, jo tani, por që në 2017.

Berisha ka pasur probleme me SHBA-në, vetëm një ambasador ka pasur pro, Arvizu nja dy vjet, të gjithë të tjerët i ka pasur kundër. Edhe Ryerson, që tani e shiti.

Unë mendoj se Lulzim Basha për shkak të një dobësie njerëzore, për shkak të problemeve që i shkaktonte Berisha, ai nuk mori vendim sepse do shkatërronte PD. Në momentin që sulmi…se është sulm ai.  Edhe fakti që sot 5 senatorë shkuan në selinë e PD për të mbrojtur Lulzim Bashën do të thotë se ata janë investuar fort kundër Sali Berishës. Në momentin që ai nuk e bëri këtë, SHBA ndërhynë dhe bënë presion dhe ai ishte para dy rrugëve”, u shpreh Mark Marku.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij një delegacion të Senatit Amerikan, të cilët ishin të kryesuar nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane.

Bëhet fjalë për Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, të cilët zgjodhën ta nisin me kreun e opozitës, axhendën e takimeve në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular