HomeAktualitet"Draft opinionin e Venecias e nxori qeveria"/Juristi Daci: Drafti përfundimtar do ketë...

“Draft opinionin e Venecias e nxori qeveria”/Juristi Daci: Drafti përfundimtar do ketë ndryshime thelbësore

spot_img

Juristi Jordan Daci ka komentuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, opinionin e Komisionit të Venecias mbi pyetjet e drejtuara nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita

Sipas Dacit, vetë anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe as anëtarëve zëvendësues nuk u është shpërndarë asnjë projektvendim. Daci tha se është i bindur për këtë, pasi e ka konfirmuar nga burimet e tij.

Por si qarkulloi në media projektvendimi

Sipas Dacit, drafti mund të ketë dalë nga qeveria

“Drafti nuk i është dhënë asnjë pale. Deri dje nuk e kishin as anëtarët e Komisionit të Venecias. Drafti mund të ketë dalë vetëm për përfaqësuesit te qeverisë. Përfaqësuesja e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje na rezulton dhe anëtare zëvendësuese në Komisionin e Venecias.

Ai është një projekt opinion i përgatitur nga sekretariati, do jetë mbledhja e anëtarëve që i jep atij dokumenti formën përfundimtare. Besoj se do të ketë ndryshimë thelbësore. Kjo bëhet për të vendosur në vështirësi Komisionin”, tha Daci.

A e hidhni poshtë dokumentin? Juristi tha se nuk e hedh poshtë dokumentin, por beson se ai do të ndryshohet, pasi ka një kontradiktë mes paragrafëve 26 dhe 27.

“Nuk mund të konfirmoj se dokumenti është fals, por nga ana tjetër vështirë të thuhet se është i vërtetë, sespse nuk e kanë marrë anëtarët e komisionit të Venecias, por e ka marrë dikush në Shqipëri.E kam të konfirmuar që nuk e kanë marrë vetë anëtarët e komisionit.

Në këta rast do bintë në hall vetë gjykata kushtetuese, pasi nuk do dinin kujt ti besonin, paragrafit 26 apo paragrafit 27. Këto paragrafe janë në kundërshtim. Ai dokument do të pësojë ndryshim, kjo është e sigurtë”, tha Daci.

Sipas Dacit, asnjë përpjekje e askujt nuk i ligjëron dot zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Sipas draftit që po qarkullon në media, Komisioni i Venecias i kujtoi Gjykatës Kushtetuese se nuk ka kompetencë të gjykojë për zgjedhjet lokale të 2019, ndërsa shprehet se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular