HomeAktualitet"Përgjimi i Vuçiç dhe lidhja me krimin"/ Arrestohet ish-zyrtarja e Ministrisë së...

“Përgjimi i Vuçiç dhe lidhja me krimin”/ Arrestohet ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme në Serbi

spot_img

Ish-Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç është arrestuar nga  policia

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS. Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.

"Përgjimi i Vuçiç dhe lidhja me krimin"/ Arrestohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular