Në foltoren e radhës të zhvilluar në ditën e lindjes, ish-Kryeministri Berisha nuk i ka fshehur emocionet ndërsa është pritur me fishekzjarre dhe trëndafila blu në takimin e tij të radhës në qytetin e Korçës.
Në sallë, është kënduar live “Shumë urime për ty” dhe më pas Himni Kombëtar. Ka qenë pikërisht ky moment, kur i ngritur në këmbë Berisha është fokusuar nga kamerat i përlotur
Ai ka falënderuar mbështetësit, ndërsa tha se kjo ishte ditëlindja më e bukur e jetës së tij.