Ambasada e Federatës së Rusisë ka reaguar pas lajmit të vdekjes së 4 shtetasve rusë në territorin shqiptar. Katër turistët vdiqën dy ditë më parë në një hotel në zonën e Qerretit të Kavajës, ndërsa hetimet për këtë vdekje po shtrihen në disa pista
Ambasada shkruan se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet ligjzbatuese. Ndërsa besojnë në hetimet e drejtësisë shqiptare
Reagimi për vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri
Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergej Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe heton rrethanat e incidentit.
Ne mezi presim një hetim të thelluar nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjeve të rusëve. Familjarët e të ndjerëve njoftohen. Do të ketë riatdhesimin e kufomave në atdheun e tyre.







