HomeAktualitetEMRAT/Hetimi i 25 prillit, ja zyrtarët që do të thirren nga Komisioni...

EMRAT/Hetimi i 25 prillit, ja zyrtarët që do të thirren nga Komisioni Parlamentar

spot_img

Komisioni Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar lidhur me procesin 24 funksionarë, mes të cilëve edhe kreun e SPAK, Arben Kraja, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe Kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu në listën e funksionarëve që do të thirren për dëshmi janë edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledis Çuçi, por edhe dy gazetarët që denoncuan skandalin e patronazhistëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Në listën e personave që do të dëshmojnë janë edhe kryepolici Gledis Nano, kreu i Kadastrës, Artan Lame, por edhe ish-drejtori i Postave, Laert Duraj.

Ministret Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu, por edhe Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe Emirjana Sako, gjithashtu do të pyeten nga Komisioni Hetimor lidhur me zgjedhjet, duke pasur parasysh angazhimin e tyre dhe të stafeve që drejtonin në ministri apo bashki, në fushatë, gjë që është e paligjshme.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

LEXO EDHE  Mbyllet Galeria Kombëtare e Arteve, ja sa do të zgjasë rikonstruksioni

Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve, cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor.

Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike”, tha Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, i cili kryeson edhe hetimin parlamentar për atë që demokratët e cilësojnë si masakra zgjedhore.

Ai tha se komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

Lista e personave që do të thirren për të dëshmuar

Edi Rama

Arben Ahmetaj

Bledi Çuçi

Belinda Balluku

Ogerta Manastirliu

Emirjana Sako

Erion Veliaj

Arben Kraja

Olsian Çela

Ardi Veliu

Gledis Nano
Bledar Doracaj

Albana Koçiu

Adrian Çela

Laert Duraj

Besnik Dervishi

Erinda Ballanca

Armand Shkullaku

Andi Bushati

Artan Lame

Lindita Karçanaj

Shkëlqim Hajdari

Rejda Kashta

Sokol Zaimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular