Shqipëria flirtoi me një ëndërr të madhe, ishim shumë pranë fazës “play-off”, por humbja përballë Polonisë nuk shuan çdo gjë të bukur që kuqezinjtë kanë arritur në kualifikueset e botërorit, të paktën deri më tani. Ekipi i Edy Rejas arriti të merrte 9 pikë në katër ndeshjet e fundit, mbi të gjitha dy fitore përballë Hungarisë, një ecuri pozitive që është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Me 1374 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 63-të duke fituar 3 pozicione në raport me renditjen e fundit.

Sa i përket kreun, Belgjika vijon të kryesojmë, ndërsa Anglia, rivali ynë iu radhët në kualifikueset e botërorit, renditet në vendin e 5-të.

Një rënie me kater pozicione ka pësuar Kosova në renditjen e FIFA-s duke u pozicionuar tashmë në vendin e 113.