HomeKronikeEMRI + VIDEO/Hyri për të grabitur një shtëpi në Itali, pronari vret...

EMRI + VIDEO/Hyri për të grabitur një shtëpi në Itali, pronari vret 38-vjeçarin shqiptar

spot_img

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është qëlluar për vdekje 38-vjeçari shqiptar Arbër Xheleshi.

Ky i fundit, ka tentuar për të vjedhur një banesë në Frosinone, por është ndeshur me rezistencën e pronarit që e vrau.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit. Karabinierët kanë mundur ta identifikojnë viktimën, falë gjurmëve të gishtërinjve të pranishëm në bazën e të dhënave ndërkombëtare.

Autopsia përfundoi mbrëmjen e kaluar në Spitalin “Santa Scolastica” në Cassino.

Arbër Xheleshi është njohur nga disa familjarë që banojnë në provincën e Trentos. Nga gjetjet hetimore, ka rezultuar se 38-vjeçari jetonte në Campania.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular