HomeSocialeFamilja në Kukës në varfëri ekstreme, ushqehen vetëm me bukë e kos....

Familja në Kukës në varfëri ekstreme, ushqehen vetëm me bukë e kos. Vajza 13 vjeçe braktis shkollën

spot_img

Vargjet migjeniane përshkruajnë më së miri situatën aktuale të familjes Veapi në fshatin Luzëm të Kukësit. Një e ashtuquajtur ‘dhomë’ në të cilën jetojnë 3 fëmijët dhe babai ku gjithçka mungon

Të vegjlit flenë në këtë krevat të sajuar me copa sfungjerësh të mbledhur në kazanët e plehrave e ndërsa ushqimi i përditshëm për ta është bukë e kos. Sikur të mos mjaftonte varfëria, fëmijëve u mungon edhe dashuria e nënës e cila i ka braktisur gati dy vjet më parë.

Vajza e madhe e familjes, vetëm 13 vjeçe Fjona është detyruar ta braktisë shkollën pasi duhet të kujdeset për motrën 2 vjeçe dhe vëllanë.
Besimi, babai i tre fëmijëve për arsye shëndetësore e ka të pamundur të punojë. Ai apelon që kush ka mundësi ta ndihmojë për ushqime dhe 3 krevate për fëmijët

 

Kush dëshiron të kontribuojë për familjen Veapi mund të komunikojë me numrin +355699450077

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular