HomeKronikePandemia e futi në krizë/ Shqiptari në Angli bën "gabimin më të...

Pandemia e futi në krizë/ Shqiptari në Angli bën “gabimin më të madh të jetës”, si e “fundosi” shoku

spot_imgspot_img

Një shqiptar i kapur me kanabis i cili arrinte vlerën e 85.000 paundëve është dënuar me një burgim 18-mujor. Altin Boriçi, 38 vjeç, banor në Birmingam, Angli, u shpreh se vendimi për të qenë një korrier droge ishte “gabimi më i madh i jetës së tij”.

Oficerët e policisë që ndaluan makinën e tij i gjetën 25 kilogramë kanabis. Në dëshminë e tij, Boriçi, baba i dy fëmijëve, tha se paguhej 1250 paund si korrier.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, Boriçi u largua nga vendi në vitin 1999 dhe u bë nënshtetas britanik. “Ai është një i vetëpunësuar si pastrues xhamash dhe gjatë pandemisë, biznesi i tij pati vështirësi”, tha avokati.

Më tej, ai shtoi se për shkak të problemeve financiare, një mik e prezantoi Boriçin me dikë që i propozoi të fitonte 50 paundë për çdo kilogramë të transportuar drejt Skocisë.

38-vjeçari ka shprehur pendesë për veprën e paligjshme, por kjo nuk e ka shmangur dënimin me burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular