HomeAktualitetSPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Bardhi: Akt i mirëpritur drejt...

SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Bardhi: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Modeli i politikanit gangster duhet…

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka reaguar pas marrjes të pandehur të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi e cilëson një akt të mirëpritur drejt pastrimit të politikës dhe thotë se PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve me kallësimin e saj

Sipas tij, Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin dhe ky model duhet zhbërë përmes vettingut në politikë.

“Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumente se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.
Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.
#vettingnëpolitikë”, deklaron Bardhi.

Gaz Bardhi
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular