HomeAktualitetRëndohet situata me pandeminë në Greqi, nga e shtuna hyjnë në fuqi...

Rëndohet situata me pandeminë në Greqi, nga e shtuna hyjnë në fuqi masa të reja shtrënguese. Ja çfarë thonë autoritetet

Greqia ka forcuar sërish masat shtrënguese për shkak të situatës së pandemisë, të cilat do të hyjnë në zbatim nga e shtuna, ndërsa të premten do të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës për kategoritë e përcaktuara.

“Qeveria ka formuluar një paketë të re masash që nisin zbatim nga e shtuna e ardhshme për të mbrojtur rreth 3 milionë personat e vaksinuar mbi moshën 12 vjeç kundër koronavirusit që po përhapet në vend, si dhe shëndetin publik dhe spitalet të cilët tashmë janë të mbingarkuara”, shkruan Protothema.

Mësohet se personat e pavaksinuar në Greqi do të lejohen të hyjnë në zyrat e qeverisjes vendore, banka, dyqane dhe parukeri vetëm nëse tregojnë një test negativ për COVID-19.

Po ashtu, do të duhet të paraqesin një test negativ në punë dy herë në javë dhe kjo, e paguar me paratë e tyre.

“Në supermarkete dhe farmaci do të hyhet pa teste”, tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Sipas ministrit Plevris, qytetarët e pavaksinuar janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me COVID-19 dhe për këtë arsye duhet të bëjnë më shumë kujdes.

“Nuk është e mundur të vendoset sërish një bllokim mbarëkombëtar”, theksoi ai.

Në Greqi, numri i infeksioneve të reja ditore është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Të martën u raportuan 6 700 raste të reja, një rekord që nga fillimi i pandemisë.

Pothuajse 90 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv COVID-19 janë të zëna, me 85 për qind të këtyre pacientëve të pavaksinuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular