HomeOP EDGërnja në PD po merr udhë e s'po kursen gjithë ç'gjen përpara

Gërnja në PD po merr udhë e s’po kursen gjithë ç’gjen përpara

spot_img

Nga Fatmir Guda

Gërnja në PD po merr udhë e s’po kursen gjithë ç’gjen përpara.
Atëmot të ’90-ës Ramizi u doli përpara rinisë dhe si skile e vjetër ca i la të bënin PD-në; e tepëricën i sistemoi për t’ja militarizuar edhe PPSH-në, e cila më vonë do transformohej në PS-ë.
Sot Ramizët janë shumëfishuar gjithandej e janë shndëruar në kameleonë shumë më të rrezikshëm, pasi ata nuk dalin më përballë, po tinëzisht nga pas kurrizit dhe nëpër veshë të rinjsh të kultivuar nëpër bahçet e pushtetit të tyre u çuçurijnë që t’ua ngasin djallësisht sedrën e moshës me kariera të dhuruara e të pamerituara! Ata kanë kohë që e kanë burokratizuar rininë nëpër zyra duke e joshur me kocka pushteti duke ja bjerur e skllavëruar dinjitetin dhe misionin. E kanë izoluar atë nga rinia e vërtetë, e cila në masë prej dëshpërimit dhe mungesës së shpresës po ja mbath nga sytë këmbët për ta ndërtuar jetën e tyre diku gjetkë në perëndim, në atë copë Evrope që prindrit e tyre dështuan me turp tua ndërtonin në atdheun e tyre …

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular