HomeKronikeFNSH aksion në Tiranë, urdhër-arreste nga prokuroria e Krujës

FNSH aksion në Tiranë, urdhër-arreste nga prokuroria e Krujës

spot_img

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Është bërë e ditur se janë lëshuar shtatë urdhër -arreste nga prokuroria e Krujës.

Sipas “News24”,  nga aksioni deri tani raportohet se dy persona janë arrestuar.

Burimet thanë se arrestimet vijnë pas hetimeve për dhunimin në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.

Kujtojmë se biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e një grabitjeje natën e 23 tetorit në Nikël, bëri me dije teksa foli për mediat se në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular