HomeKryesoreZgjedhjet në FRPD/ Basha i përgjigjet akuzave: Sajesa për interesa personale! Askush...

Zgjedhjet në FRPD/ Basha i përgjigjet akuzave: Sajesa për interesa personale! Askush s’mund ta pengojë PD-në që të zbatojë statutin

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me akuzat se vendimi për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi, deklaroi pjesëmarrjen në “Foltoren” e ish-kryeministrit Berisha.

Nga hyrja e selisë blu, kryedemokrati i cilësoi këto deduksione si sajesa të fabrikuara për interesa personale. Ai theksoi se mandati i kreut të FRPD-së ka mbaruar përpara dy vitesh dhe të rinjtë e Partisë Demokratike do të zgjedhin kreun e ri sips formulës një anëtarë një votë.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Ne kemi shumë sfida përpara por asgjë s’mund të pengojë PD-në që të zbatojë normat statutore të demokracisë, aq më pak interesat personale”, theksoi Basha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular