HomeAktualitetLargim nga detyra dhe ndjekje penale për policin që shtyu drejt greminës...

Largim nga detyra dhe ndjekje penale për policin që shtyu drejt greminës gazetaren,

spot_img

Efektivi i policisë që shtyu dje drejt greminës gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, pas shkarkimit nga detyra, do të ndiqet edhe penalisht.

Përmes një reagimi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i kërkon ndjesë gazetares për incidentin, ndërsa garanton se nuk do të tolerohet asnjë sjellje abuzive në radhët e efektivëve.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra.

Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj, efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri i brendshëm.

Incidenti i turpshëm ndodhi të shtunën pasdite në Qafë Mollë, kur gazetarët po ndiqnin nga afër operacionin për nxjerrjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular