HomeKryesore“Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve”, Basha thirrje Sali Berishës: Mjaft...

“Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve”, Basha thirrje Sali Berishës: Mjaft ndihmove Edi Ramën! Do ndërmarrim çdo aksion politik, që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë

Advertismentspot_img

Në një prononcim për mediat, nga selia e PD ndërsa akuzoi ish kryeministrin Berisha se një ditë më pari luajti me blofin për interesa personale, duke dorëzuar firmat për mbledhjen e kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka një ftesë për të

“Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.

PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të  përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe Regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe sic e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim cdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë.”- u shpreh Basha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular