HomeAktualitet"Hapni krahun, koha juaj.." Rama paralajmëron "furtunë" në arsim, kryeministri "godet" burrat

“Hapni krahun, koha juaj..” Rama paralajmëron “furtunë” në arsim, kryeministri “godet” burrat

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish “furtunë” në arsim. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2022 për ministrinë e Arsimit, Rama bëri me dije se do të ketë lëvizjë në radhët e drejtuesve të shkollave

Kryeministri u bërë thirrje drejtorëve “me probleme, që të hapin vetë krahun, për t’u lënë vendin atyre që e meritojnë”.

Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve.

Por ne nuk kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.

Nuk ka rëndësi çfarë bindjesh ke dhe nga je, apo çfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv, i drejtë, i të gjitha kapaciteteve drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. Në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në çdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt”, tha ai.

Më herët, Rama bëri me dije se synimi është që brenda mandatit të tretë, rritja e pagave për mësuesit të shkojë deri në 40%./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular