HomeAktualitetKorrupsioni në Kadastrën e Durrësit/ Manja nxjerr 3 rastet: Iu printua leja...

Korrupsioni në Kadastrën e Durrësit/ Manja nxjerr 3 rastet: Iu printua leja e legalizimit, e më pas…

spot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, denononcoi sot disa raste të reja abuzimi me ligjin, të evidentuara nga Njësia Antikorrupsion.

Fillimisht, Manja vlerësoi se “të gjitha rastet e referuara deri tani nga Njësia Antikorrupsion janë regjistruar në prokuroritë përkatëse si vepra penale dhe po hetohen me seriozitet maksimal”.

“Kujtoj rastin e Fierit, ku denoncuam 2 inspektorë të AKU-së. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka miratuar masat e sigurimit dhe njëri prej inspektorëve po hetohet me ‘Arrest në burg’, ndërsa inspektorja tjetër në ‘Arrest në shtëpi”, tha Manja.

Duke informuar mbi rastet e reja, Manja tha se Kadastra është edhe objekti i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë i punës sonë, ku kemi rastet më të shumta të referuara.

Sipas tij, në Kadastrën e Durrësit janë regjistruar 3 raste, ku 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtim me ligjin, pa u respektuar procedurat.

“Rasti i tretë është flagrant, pasi është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë procedurat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurave”, shtoi ai.

Manja theksoi po ashtu se një tjetër rast i evidentuar nga Njësia Antikorrupsion ka të bëjë me doganën e Korçës.

“Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë er DSHTRR, që lidhet me ryshfetin direkt në sportel”, tha Manja.

Po ashtu, Manja theksoi se puna e Njësisë Antikorrupsion është fokusuar edhe te “dhënia e lejeve të ndërtimit nga bashkitë në kundërshtim me ligjin”.

“Nisur nga një rast në bashkinë e Vorës për një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, për të cilën ka një kallëzim penal, kam urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të trajtuar çështje të kësaj natyre”, tha Manja.

Ministri theksoi se “janë konstatuar një sërë problematikash, sidomos në zonat bregdetare”.

“Në këtë proces kemi konstatuar se Gjykata, duke marrë kompetenca ekzekutive ka rivendosur në afat leje ndërtimi të dhëna që nga viti 2005, edhe pse planet urbanistike janë transformuar në kohë. Si Ministër i Drejtësisë do të vendos në lëvizje Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për çdo gjë të paligjshme. Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e papranueshme. Nuk mundet gjykata të shtyjë vlefshmërinë e saj sepse merr atribute të një organi tjetër. Leja e ndërtimit jepet nga kryetari i bashkisë sipas ligjit dhe vetëm pasi janë dhënë të gjitha udhëzimet nga ekspertët. Për mua është e paimagjinueshme që Gjykata të marrë përsipër të zgjasë apo ripërtërijë një leje të dhënë në vitin 2005”, tha Manja./ATA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular