HomePolitikeFOTO/Situata në PD, zëvendës ambasadori amerikan vizitë në selinë blu

FOTO/Situata në PD, zëvendës ambasadori amerikan vizitë në selinë blu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar këtë mesditë në selinë blu. Demian Smith para pak minutash ka mbërritur në PD.

Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, për shkak të vendimit të DASH.

Sakaq, janë dy Kuvende të thirrura nga kryetari aktual dhe paraardhësi i tij. Më 11 Dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës, i cilësuar si i jashtëzakonshëm, thirrur me firmat e delegatëve, ndërsa më 18 Dhjetor ai i thirrur nga kryetari Lulzim Basha. Berisha e ka cilësuar si ditëlindje  e dytë të PD datën 11, ndërsa nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij deklarojnë se ka vetëm një Kuvend legjitim, ai i datës 18

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular