HomeAktualitetSot Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Bujar Leskaj: Politika...

Sot Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Bujar Leskaj: Politika duhet të kërkojë falje e të kthejë sytë seriozisht ndaj kësaj kategorie

Advertismentspot_img

Nga Bujar Leskaj

Përfshirja e njerëzve dhe personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat e jetës ekonomike, politike, sociale, është një kusht thelbësor për të mbështetur fuqimisht jo vetëm të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë, por edhe paqen, prosperitetin dhe sigurinë.

Gjithashtu është një pikë thelbësore e humane për të mos lënë askënd pas në cep të shoqërisë e të diskriminuar. Angazhimi për të zbatuar e mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nuk është vetëm çështje e drejtësisë apo e organizatave të ndryshme joqeveritare; është edhe një investim politik e shoqëror në një të ardhme të përbashkët⁣ si dhe element i pandashëm i përfshirjes sociale.

⁣Sipas Kombeve të Bashkuara, kriza globale e COVID-19 po thellon pabarazitë, duke ekspozuar shkallën e madhe të përjashtimit të kësaj kategorie sociale.

OKB thekson se dhe se puna për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat e jetës është e domosdoshme⁣. Njerëzit me aftësi të kufizuara janë një nga grupet më të përjashtuara në shoqërinë tonë dhe janë ndër më të goditurit në këtë krizë përsa i përket fatalitetit.

Politika duhet të kërkojë falje e të kthejë sytë seriozisht ndaj kësaj kategorie, e cila jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra duhet të jetë e barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular