HomeAktualitetAnaliza e Lubonjës: Pse përplasja në PD dëmton edhe Shqipërinë

Analiza e Lubonjës: Pse përplasja në PD dëmton edhe Shqipërinë

spot_img

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është negative për opozitën, Shqipërinë, por edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Një ngjarje që ka shumë dimensione. Shpeshherë merremi me anijen dhe luftën brenda anijes. Kush do e marrë timonin apo do mbytet fare, se mund të vrasin njëri-tjetrin dhe do mbytet, por duhet parë gjithë konteksti pse anija ka shkuar në këtë gjendje, cilat janë rrymat që e kanë çuar në përplasjet andej-këtej.

Mund të merremi me Bashën dhe Berishën dhe mund të merremi me kontekstin shqiptar ku zhvillohet kjo ngjarje. Që këtu ka dy humbës besoj se kjo është kryesorja. Gjysmohet gjithsesi partia, qoftë moralisht, qoftë si vizion, si perceptim.

Gjuha që përdorin ndaj njëri-tjetrit është asgjësuese për të dyja palët dhe s’ka, nuk ngelet lider më aty për popullin demokrat. Kjo që po ndodh në PD është shumë negative dhe për Shqipërinë dhe për Edi Ramën vetë që për mendimin tim është regjisori i kësaj ngjarjeje sepse vendi ka nevojë për opozitë.

Një lider që është demokrat e kërkon opozitën dhe nuk e shkatërron opozitën. Është negative si veprim amerikan, pikërisht për këtë sepse është dhe dora e tyre në këtë, nuk është sipas mendimit tim dorë për të goditur korrupsionin në Shqipëri, siç është formulimi në akuzën ndaj Berishës, por është një mbështetje për qeverinë Rama.

Është negative dhe në një kuptim më të gjerë se po të dëgjosh Lulzim Bashën thotë se “PD është shpresa e vetme e Shqipëri, ne jemi shpresa, po heqim këtë të keqe dhe ne do ta ndërtojmë”.

Në një vend ku kapet sistemi, ku kapet drejtësia dhe ku mbështet një qeveri që i bën të gjitha këto, në këtë rast është kjo e Ramës, kjo mund të pastrojë një opozitë të keqe, por kjo pastron dhe çdo mundësi tjetër që të lindë opozitë normale në Shqipëri, në qoftë se ti mbështet një regjim.

Regjimi dhe mund të burgosë 1-2 ose të heqë jashtë loje nja dy që kanë bërë ca gjëra, siç është rasti i Berishës, por unë s’mund ta mbështes sepse po u forcua ky regjim dhe u mbështet një regjim që bën çdo gjë jashtë votës, jashtë çdo lloj demokracie, se vendosi Amerika që të ikë Berisha se nuk vendosi Basha.

Në këtë formë është një vend në gjendje neokoloniale, ku vendos guvernatori dhe s’ka as demokraci, asgjë. Në këtë aspekt është negative dhe për Edi Ramën dhe për Shqipërinë në tërësi”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”. /BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular