HomeKronikeU lirua me kusht për shkak të sëmundjes/ Pas 5 vitesh Gjykata...

U lirua me kusht për shkak të sëmundjes/ Pas 5 vitesh Gjykata rikthen në burg Lulzim Berishën

spot_img

Lulzim Berisha i cili njihet si truri i “Bandës së Durrësit” është rikthyer përsëri në burg. Në një  informacion të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Më tej ai shprehet se do të marrë hapa ligjorë.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e liroi me kusht atë 7 dhjetor 2016. Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular