HomeAktualitetVIDEO/"Made in Albania", sekuestrohet 1.5 ton drogë në Turqi, policia: Erdhi...

VIDEO/”Made in Albania”, sekuestrohet 1.5 ton drogë në Turqi, policia: Erdhi nga Shqipëria me skaf

spot_img

Policia turke ka evidentuar edhe sekuestruar ditën e sotme 1.5 ton drogë të ardhur nga Shqipëria

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në një zonë bregdetare, fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 3 të dyshuar dhe janë sekuestruar gjithashtu në cilësi të provës materiale 3 pistoleta.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

Nga ana tjetër në një deklaratë në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha: “Në operacionin e kryer nën koordinimin e ekipeve tona të komandës së xhandarmërisë dhe rojeve bregdetare në Mu?la Dalaman, më shumë se një ton drogë u përpoqën futej në vendin tonë. Urime ekipeve tona të Xhandarmërisë dhe Rojes Bregdetare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular